Video/ Vetura e Policisë përfundon me katër rrota përpjetë në Vushtrri, 3 policë të lënduar

Në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Stanovc ka ndodhur një aksident trafiku. Vetura e Policisë së Kosovës është rrokullisur.
Si pasojë lëndime kanë marrë tre zyrtarë policor, raporton Indeksonline.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Zahiti.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: