Ky ishte gabimi fatal nga portieri që i kushtoi me humbje Interit

Interi bëri një hap prapa sonte në garën për titullin e kampionit në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbje në udhëtim te Bologna.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Renato Dall’Ara” përfundoi me rezultatin 2:1.
Goli i dytë dhe i fitores për vendasit u shënua në minutën e 82-të nga Nicola Sansone.
Në fakt, goli i Sansones erdhi pas një gabimi fatal nga portieri rumun, Andrei Radu.
Golin e shënuar nga Sansone dhe gabimin e Radus mund ta shikoni duke klikuar KËTU.