75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 28 Prill 2022 / B O

Kusari-Lila, Abelard Tahirit: Dëgjoje veten duke sharë me rob!

Abelard Tahiri ka eskaluar në Kuvend duke sharë me rob deputetët e Vetëvendosjes pas disa replikave dhe zhurmave të krijuara në parlament.

Tahiri harroi mikfronin ndezë i cili e “tradhëtoi” për tu dëgjuar fjalori i tij banal.

Në rolin e shefes së grupit parlamentar, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Mimoza Kusari-Lilës.

Ajo i ka shkuar tek ulësja Abelard Tahirit për të ia treguar videon ku dëgjohet duke sharë.

Më pas ka ardhur kërkim falja nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së./Indeksonline/