75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 28 Prill 2022 / AR

Grevë më 12 maj në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se punëtorët e sektorit publik do të mbajnë grevë njëorëshe më 12 maj.

Kjo në shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Kurse më 20 maj do të ketë protestë.

“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi është shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël i dialogut social me qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona me datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli./Indeksonline/