75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 29 Prill 2022 / k.v

Kamioni i mbushur me skrap futet ilegalisht në Kosovë, policia arreston dy serbë në veri

Dy serbë janë arrestuar pasditen e së enjtes në fshatin Dren të Leposaviqit, raporton IndeksOnline.

Ata u kapen nga policia derisa po transportonin ilegalisht 5 ton hekur (skrap).

Kamioni i mbushur me skrap dyshohet me bazë se hyri në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia, duke iu shmangur pikave të kalimit kufitar.

“Si rezultat i angazhimit dhe punës së njësitit policor, është ndaluar një kamion me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull serb dhe pasagjerin të dyshuarin mashkull serb, të cilët dyshohet se ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare. Në kamion kanë qenë të ngarkuara rreth 5 ton hekur (skrap) të cilët janë dërguar në terminal doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/