Haradinaj takohet me drejtoreshën e Misionit të MCC në Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancojë në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë.
“Kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm dhe programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve.

Sot kisha nderin të pres në takim zonjën Sarah Olmstead drejtoreshë e Misionit të MCC në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me të cilën bashkëbiseduam për sfidat në të cilat po kalon Kosova, dhe e falënderova për kontributin e shkëlqyeshëm të MCC, që përmes projekteve të shumta, dinamizojnë zhvillimet në forcimin e ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë në vendin tonë.
I konfirmova edhe njëherë mbështetjen time për projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, si dhe për projektet e tjera strategjike në dobi të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai. /Indeksonline/