75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Declan Rice reagon pasi është zgjedhur lojtari i tretë më i mirë i këtij sezoni në Premier Ligë

Mesfushori i West Ham United, Declan Rice ka reaguar pasi është votuar si lojtari i tretë më i mirë në Premier Ligë këtë sezon.

Declan Rice po kalon në një sezon fenomenal te West Ham. Ata janë në ‘luftë’ për të marrë pjesë në garat evropiane dhe gjenden në gjysmëfinale të Evropa Ligës.

Në të gjitha këto suksese ndikim të madh ka pasur forma e jashtëzakonshme e anglezit.

Kjo ka bërë që nga Asociacioni i gazetarëve të sportit në Angli të votohet si lojtari i tretë më i mirë i sezonit 2021-22, pas Mohamed Salah dhe Kevin de Bruyne.

“Jo keq, jo keq, do të kisha dashur ta kisha fituar atë. Është e vështirë të thuhet me të vërtetë sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë veten duke vënë emrin tim me Salah dhe De Bruyne dhe të jem i treti tregon se njerëzit e kanë vlerësuar atë që kam bërë në një fushë futbolli këtë sezon”, tha Declan për ‘Football Daily’, përcjell lajmi.net.

Forma e mirë e mesfushorit anglez ka bërë që shumë ekipe të vihen pas tij, e kjo ka ndikuar që 23 vjeçari të refuzojë të rinovojë kontratën me West Ham.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë destinacioni i radhës i Rice.