Theret me thikë një i mitur në Fushë Kosovë

Një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u ther me thikë nga një tjetër i mitur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dy ditë më parë, në rrugën “Aziz Zhilivoda”, rreth orës 13:23.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pas incidentit.
“Viktima mashkull kosovar – i mitur ka njoftuar se është sulmuar me mjet të mprehte nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.