75 Mall Live Search
09:16 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Sa perfekte kjo Norë, shkelqen në këngën e re

Për këngëtarën Nora Istrefi vitet janë veç numra. Ajo duket përfekte edhe në bashkëpunimin më të ri me NRG Band, në këngën ”Ki me lyp me m’pa”.

Klipi është postuar dje në Youtube dhe deri sot ka marrë 225,721 klikime.

Muzikën e këtij bashkëpunimi të mrekullushem e kanë bërë Nurteel, Besnik Qaka dhe Nora Istrefi. Kurse, klipin Entermedia.

Qe do të jetë një hit, kjo gjë është e padiskutueshme, pasi akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, kënga po dëgjohet kudo dhe është vërshuar me komente pozitive.