75 Mall Live Search
10:45 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Angelina Jolie përjeton tmerrin në Ukrainë, vrapon për në strehë pas alarmit të sulmit

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka vizituar këtë të shtunë Ukrainën, më konkretisht qytetin e Lvivit në një orë të qetë.

Por mesa duket gjërat janë përshkallëzuar më vonë pasi mediat kanë publikuar një video të Jolie duke vrapuar drejt një strehe kundër bombardimeve.

Në pamjet e publikuar aktorja shihet ndërsa vrapon bashkë me një grup njerëzish që e shoqërojnë teksa në sfond dëgjohen sirenat e qytetit.

Jolie përshëndeti një nga qytetarët që po e filmonte dhe tha “jam në rregull”.