Qeveria emëron edhe 3 zëvendësministra, këta janë emrat
Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar tre zëvendësministra të rinj në Qeverinë e tij.
Ai ka vendosur që Ministrisë së Infrastrukturës t`ia shtojë zëvendësministrin e tretë, Fehmi Mujotën.
Pas tij, Haradinaj ka emëruar në këtë post Musa Cenën, në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Kryeministri nuk ka lënë pa ia shtuar numrin edhe Ministrisë së Drejtësisë. Në postin e zv.ministrit e ka emëruar Naim Qelajn.
Ndryshe, Haradinaj dje ka vendosur për shkarkimin e zv.ministrit të Zhvillimit Ekonomik Fatir Berzati./Indeksonline/