75 Mall Live Search
15:40 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Takimi historik i Zelenskyt me zyrtaren e ShBA-së, çfarë kuptimi ka medalja dekoruese që iu dha Pelosit?

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi udhëtoi në Kiev të shtunën, duke u bërë zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që është takuar me Presidentin Volodymr Zelensky që nga fillimi i luftës më shumë se dy muaj më parë, sipas CNN.

Mediet e huaja e kanë cilësuar takimin Zelensky- Pelosi “historik”.

Pas zëvendës presidentit Pelosi bëhet zyrtarja më e lartë e SHBA-ve që viziton Ukrainën që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më parë.

Por çfarë fshihet pas medaljes që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha Nancy Pelosit ?

Zelensky i dha Pelosit medaljen e “Urdhrit të Princeshës Olga” për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane.

Olga ishte gruaja e parë që sundoi Kievan Rus, shteti i parë sllav lindor.

Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri. Është personifikimi i forcës femërore në Ukrainë.