75 Mall Live Search
12:25 / E Martë, 03 Maj 2022 / AR

Putin mund të operohet së shpejti nga kanceri, kush do ta kryej detyrën e tij?

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se po përgatitet për një ndërhyrje kirurgjike kancerogjene. Lajmi është dhënë për mediat angleze nga një burim brenda Kremlinit.

Operacioni thuhet se nuk është urgjent, dhe mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. Nëse ndodhë kjo, Putini mund të jetë përkohësisht i papërshtatshëm për të qeverisur.

Kush do të ishte në postin e Presidentit derisa ai të shërohet plotësisht?

Kreu i Këshillit të Sigurimit të linjës së ashpër dhe ish-shefi i FSB-së, Nikolai Patrushev thuhet se do të merrte kontrollin e Rusisë.

Sipas gazetës angleze, 70-vjeçari është një nga arkitektët më të rëndësishëm të strategjisë së luftës deri më sot./Indeksonline/