Ter Stegen tërhiqet nga kombëtarja, kjo është arsyeja

Marc ter Stegen nuk do të luajë me Gjermaninë këtë verë pasi lojtari dhe ekipi kombëtar arritën një marrëveshje.
Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e Federatës Gjermane dhe të shpërndarë në rrjetet sociale, u njoftua vendimi i marrë nga portieri i Barçës dhe trajneri i ekipit kombëtar Hansi Flick.
Si i tillë, Ter Stegen nuk do të përfshihet në tre ndeshjet e Gjermanisë në UEFA Nations League kundër Italisë, Anglisë dhe Hungarisë, shkruan Indeksonline.
“Marc dhe unë folëm gjerësisht për situatën e tij personale me ekipin kombëtar dhe FC Barcelonën. Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Për shkak të dëmtimeve, ai nuk ka qenë në gjendje të ketë një pushim në vitet e fundit duke ditur se është shëruar,” tha traineri gjerman Hansi Flick.
“Duke marrë parasysh Kupën Botërore në Katar ne ramë dakord këtë vit se një pushim është i rëndësishëm nga treinimi dhe ndeshjet,” shtoi ai.
Nga ana e tij, Ter Stegen tha: “Jam gjithmonë i lumtur me ekipin kombëtar dhe me thirrjet. Megjithatë, pas tre sezonesh intensive pa pushim në verë, jam i lumtur që trajneri e mbështet pushimin tim“. /IndeksOnline/
Barça goalkeeper @mterstegen1 will not play the Nations League with Germany.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 4, 2022
🗣 "After three intense seasons without a break in the summer, I am happy that the coach backs my rest." https://t.co/kvwNFSLGPx