Vazhdon takimi Kurti- Scholz në Bundestag, konferenca e përbashkët në orën 16:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar në këto momente takim me kancelarin gjerman, Olac Scholz në Bundestag.
Takimi ka nisur rreth orës 15:00, raporton IndeksOnline nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, Kurti dhe kancelari pritet që në ora 16:00 të dalin në konferencë të përbashkët për media.
Kujtomë se shefi i ekzekutivit kosovar në ora 17:00 pritet nga Ministria e Jashtme, ndërsa gjatë mbrëmjes do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vucic -me ndërmjetësimin e Lajçakut. /Indeksonline/