75 Mall Live Search
21:07 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

Kurti tregon se çka pret nga darka me Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti para takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Berilin, tha se pret që të kuptohet se marrëveshja më e mirë është ajo e njohjes reciproke në mes të dy vendeve.

Kurti është në darkë joformale me Vuçiq dhe të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

“Në takimin që do ta kem tash me presidentin e Serbisë të fasilituar nga Lajçak dhe të organizuar nga kancelari gjerman Schulz, unë pres që nga ky takim të kuptohet edhe më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ajo e cila është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti për RTK-në.