75 Mall Live Search
21:31 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

Kjo është shkolla në Podujevë në të cilën dyshohet se u gjetën mjete shpërthyese

Indeksonline pak më parë raportoi se në një shkollë në Podujevë dyshohet se janë gjetur mjete shpërthyse.

Bëhet fjalë për shkollën fillore “Shaban Shala”, raporton Indeksonline.

Në këtë shkollë nesër nuk do të mbahet mësim.

“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të respektuar! Ju informoi se nesër me datë 05.05.2022 ( e enjte ) nuk do të mbahet mësim në shkollën tonë. Arsyetim: Puntorët që janë duke punuar në renovimin e çatis së shkollës kanë identifikuar disa mjete të dyshimta (dyshohet se jane lëndë shpërthyese) ,andaj deri sa organet kompetente ta bëjnë verifikimin e objektit të shkolles nuk do të paraqitemi në shkollë.Për çdo informatë shtesë do të ju informojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e shkollës.