75 Mall Live Search
10:48 / E Enjte, 05 Maj 2022 / B O

Rusia sulmon me raketa termobarike fabrikën e çelikut në të cilën ndodhen qindra ukrainas

Komunikimi me mbrojtësit e fundit të Mariupolit, të fshehur brenda fabrikës së çelikut Azovstal humbi për orë të tëra dje pasi forcat ruse hynë më thellë në kompleksin e fabrikës të mërkurën.

Kryetari i qytetit të rrethuar, Vadim Boychenko , tha se luftime të ashpra po zhvilloheshin brenda fabrikës dhe se kishte humbur kontaktet me ata brenda.

“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh, nëse ata janë të sigurt apo jo,” shtoi ai.

Lajmi i zymtë erdhi sot pasi u shfaqën pamjet që tregonin forcat ruse duke bombarduar Azovstal me raketa termobarike ndërsa tanket dhe trupat depërtonin në një zonë të gjerë industriale.

Pamjet e publikuara nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut tregojnë gjuajtje me raketa artilerie mbi fabrikën dhe magazinat që ndodhen në qendër të Mariupolit dhe janë streha e fundit e mbrojtësve të qytetit, si dhe qindra civilëve.

Edhe pse Vladimir Putin ndaloi sulmin në Azovstal muajin e kaluar, duket se diktatori rus e ka bërë të kundërten.

Lidhja me luftëtarët e fundit ukrainas në Azovstal u vendos të mërkurën në mbrëmje.

Një video mesazh nga nënkoloneli Denis Prokopenko u postua në Twitter .

Ai tha se forcat ruse po hynin në zonën e uzinës së çelikut dhe se “betejat e vështira, të përgjakshme” ishin duke u zhvilluar./Indeksonline/