Kriza energjetike/ Opozita kërkon formimin e komisionit hetimor parlamentar, mazhoranca kërkon korrigjim të kërkesës

Shefat e grupeve parlamentare nga opozita, po insistojnë në formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike në Kosovë. Ata kanë kërcënuar se në rast që kjo nuk ndodhë ata do ta bojkotojnë punën e kuvendit. Mazhoranca nuk po pajtohet me kërkesën e opozitës duke kërkuar korrigjimin e mocionit të ngritur.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar dakordimin për themelimin e këtij komisioni, pasi është e drejtë kushtetuese dhe ligjore.
“Që dy muaj si parti opozitare me kërkesën e grupit parlamentar të PDK-së jemi duke u munduar që ta themelojmë një Komision Parlamentar Hetimor që do ta hetonte gjitha transaksionet, ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe shpenzimet e mbi 125 milionë eurove gjatë këtyre tre muajve. Pra kjo është një e drejtë e jona kushtetuese, një e drejtë e jona e cila na e garanton edhe Ligji për Hetim Parlamentar”, ka thënë ai.
Sipas deputetit të PDK-së, hetimi parlamentar është instrumenti i vetëm i opozitës që ushtron kontroll ndaj Qeverisë dhe mazhorancës. Tahiri tha se nëse nuk themelohet ky Komision seanca nuk duhet të mbahet./IndeksOnline/