75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hoti: Është për keqardhje degradimi i buxhetit që kthen situatën para vitit 2015

Tashmë ka filluar debati në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës lidhur me projektbuxhetin e vitit 2018.

Me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se GP i LDK-së e ka analizuar projektligjin për buxhetin  2018 dhe se sipas tyre është për keqardhje se pas tre vite përmirësime të buxhetit , me program të qartë të kursimeve,  buxheti  2018, degradon dhe e kthen situatën para vitit 2015, ku ka pasur një planifikim të dobët buxhetor dhe një planifikim i udhëhequr në mënyrë politike.

Hoti me këtë rast ka përmendur disa arsye që sipas tij, janë analizuar në këtë buxhet e që tregojnë dëmet e tij, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, ky buxhet nuk buron dhe nuk ka ligje për programet qeverisëse 2017-2021.

“Kemi dëgjuar për rritje ekonomike 8%, rritja ekonomike thuhet se do të arrijë 7% në fund të mandatit qeverisës. Në buxhet shihet rritje 4.6, 2018,  4.9 në 2019, kur do të arrihet 8%, ju premtoj se jo me këtë qeveri. Është fazë boshe dhe mashtrim se do të ketë rritje të rritjes ekonomike. Atëherë kritikonin buxhetin 2 miliardë euro, tani bëhet e qartë se u kundërshtua për motive politike. Buxhet me të hyrat më të ulëta që kemi pasur ndër vite në Kosovë. Për vitin 2018, rritja e të hyrave është vetëm 6% . Afër 400 milionë euro ishin të hyrat në qeverinë e kaluar të Mustafës, kurse kjo qeveri do të rrisë të hyrat vetëm në vitin 2020. Ky buxhet dëmton bizneset në ekonomi”, ka përfunduar Hoti./Indeksonline/