75 Mall Live Search
08:08 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Barcelona planifikon transferimin e Florian Wirtz

Barcelona raportohet se po planifikon transferimin e Florian Wirtz.

Sipas “Fichajes”, klubi katalunas transferimin e gjermanit po planifikon ta bëjë në verën e vitit të ardhshëm.

Krerët e klubit të Barcelonës thuhet se po synojnë përforcimin e skuadrës së drejtuar nga Xavi edhe për të ardhmen.

Real Madridi, Bayern Munichi dhe Juventusi raportohet se kanë shprehur gjithashtu interesim për mesfushorin e Bayer Leverkusenit.

19-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Sipas “Transfermarkt”, Florian Wirtz në tregun e transferimeve momentalisht vlerësohet me 70 milionë euro.