75 Mall Live Search
09:15 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Derbi që mund ta përcaktojë kampionin e Premier Ligës

Sot luhet njëra ndër ndeshjet më të vështira të mbetura për Liverpoolin, ku do të përballen me Tottenhamin nga ora 20:45.

Një fitore e Liverpoolit është e domosdoshme për të mbetur në garë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion të Premier Ligës, pasi janë veç një pikë larg Cityt i cili është në vendin e parë.

Në anën tjetër, fitorja Tottenhamit i nevojitet për ta mbajtur hapin e shpresës se në sezonin tjetër do të garojnë në Champions League.

Tottenham gjendet në pozitën e pestë në tabelë, pozitë kjo që çon në Europa League, ndërsa Arsenali gjendet në pozitën e katërt me vetëm dy pikë më shumë ku gjendet në një pozitë që çon në Champions.