75 Mall Live Search
11:52 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Ministri Peci shkon në Rahovecin e Smajl Latifit, viziton një bujk të njohur

“Se po thonë, Ministri Faton Peci nuk i viziton bujqit e Komunës së Rahovecit #grapeland #agriculture #supportAfër prodhuesve vendorë”, kështu ka shkruar në një postim në Facebook, Flutur Mustafa, këshilltare e ministrit të Bujqësisë.

Statusi i ministrit

Mirëdita ju themi sot nga Rahoveci, ku së bashku me Selami Haxhimustafën, pashë nga afër veprimtarinë e tij të gjërë bujqësore. 🇺🇸Selamiu dhe familja e tij janë nga ato familje që në vitet e 90-ta kanë lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë kthyer në vendlindje.🌱

Ai është kultivues e prodhues i më shumë se 50.000 fidaneve të specave, domateve, trangujve dhe varieteteve të tyre.

Përpos se punëtor i jashtëzakonshëm, ai njeh gjuhë të huaja dhe kjo për të është një pikë e fortë pasi që konsultohet dhe ndjek këshillat e ekspertve ndërkombëtar.

U ndjeva i prekur kur theksoi se është tejet i kënaqur me përkrahjen institucionale, ku e sigurova se për bujq punëtorë si ai, kjo përkrahje nuk do të mungojë asnjëherë. Si bujk i kahmotshëm në këtë veprimtari, Selamiu më foli për rëndësinë e rrjetizimit të fermerëve dhe angazhimit kooperativ në bujqësi, si një përparësi për zhvillim të sektorit. 🍒

Përpos fidaneve, ai kultivon kumbullën, qershinë dhe rrushin🍇 nga kulturat pemëtare si dhe 2 hektarë me qepë dhe përkujdeset edhe për 70 koshere me bletë🍯. 👨‍🌾U përshëndetëm duke i uruar punë të mbarë e bereqet në këtë sezonë si dhe duke e njoftuar për mundësitë për ngritje të kapaciteteve që ofrojmë këtë vit përmes programit për zhvillim rural / grante.Afër prodhuesve vendorë! 🇽🇰