75 Mall Live Search
18:08 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Kadrijaj: Anulimi i konkursit në KEK meritë e mediave dhe opozitës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka mirëpritur anulimin e konkursit në KEK, i cili së fundi ishte përfolur se ishte zhvilluar me shumë parregullësi dhe ndikim të drejtpërdrejt nga partia në pushtet.

Kadrijaj, meritat për anulimin e këtij konkursi ia ka dhënë mediave dhe opozitës. Njëherit, deputetja e AAK tha se meritë të veçantë ka op inioni kritikues i djalit të dëshmorit, të cilit iu mohua e drejta për t’u punësuar.

Opozita duhet të jetë aleat me mediat kritikuese dhe mbikqyrëse e transparencës së Qeverisë”, tha Kadrijaj.