75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zbulohen pjesë të dokumentit të BE-së për Serbinë, ku urdhërohet ta njoh Kosovën

Serbia së shpejti pritet të marr dokumentin nga bashkimi Evropian i cili do të udhëzoj për kushtet e mbetura dhe plotësimin e tyre para vitit 2025 kur pritet anëtarësimi i Serbisë në BE.

Dokumenti i publikuar nga media kroate Jutarnji List, liston hapat tregues për përfundimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025. Sipas tyre, deri në fund të 2019, Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë të përqendruar në përmbushjen e kritereve të tranzicionit në fushën e sundimit të ligjit si dhe zgjidhjen e damarkimit të kufirit mes tyre, shkruan Jutarnji list, transmeton Indeksonline.

Serbia në rrugën e saj integruese ka pas deri në 50 kritere dhe sapo të konfirmohet përmbushja e tyre, BE do të përcaktojë kriteret për mbylljen e këtij kapitulli. Përveç kësaj, deri në fund të këtij viti, Serbia duhet të përmbushë edhe një pikë referimi në Kapitullin e 35 të cilat formalisht është quajtur “çështje të tjera”, që përmban një kërkesë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën si dhe fillimin e njohjes së statusit të saj.

Viti 2023 është referuar si vit në të cilin Mali i Zi dhe Serbia duhet të kenë për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit, dhe më pas Bosnja e Hercegovina parashihet ti hap këto bisedime. /Indeksonline/