75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / C E

Llapi synon fitoren evropiane kundër Gjilanit, bën thirrje drejt “Legjendave”

Nesër me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes skuadrës së Llapit dhe asaj të Gjilanit, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të Superligës së Kosovës.

Ky derbi do të ketë vlerë tejet të madhe për skuadrën e Tahir Batatinës, ku tre pikët nesër do t’ia siguronin Llapit biletën drejt garave evropiane.

Me këtë rast, skuadra e Llapit përmes një komunikate në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë thirrje drejt tifozëve të saj, respektivisht “Ultras Legjendave”, për përkrahje në ndeshjen e nesërme ndaj Gjilanit.

“Ftohen të gjithë qytetarët llapjanë dhe tifozët ‘Ultras Legjendat’ që nesër nga ora 15:00 të mbushim Arena ‘Zahir Pajaziti’ dhe t’i përkrahim çunat bardhekaltër drejt fitores që na dërgon edhe matematikisht në Evropë”, shkruante në komunikatën e Llapit.

Komunikatën e plotë të Llapit e gjeni më poshtë.