75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 08 Maj 2022 / C E

Përfundon xhiro e 34-të e Superligës, spektakël në ndeshjen Llapi-Gjilani

Sot janë zhvilluar pesë ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës ku edhe pati disa rezultate mjaftë interesante.

Sfida më e zjarrtë u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Gjilanit ku u shënuan gjashtë gola dhe fitorja i takoi Gjilanit me rezultat 4-2, raporton KosovaPress.

Katër golat për Gjilanin u realizuan nga Krasniqi (tre gola) dhe Kelmendi, kurse për Llapin dy golat i realizoi Bianor në minutat 79’ dhe 87’.

Sfidë interesante, por pa gola u zhvillua edhe në ndeshje direkte për mbijetesë ndërmjet Malishevës dhe Drenicës, kurse kampioni i ri triumfoi ndaj Feronikelit me rezultat 2-0.

Këto ishin rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Drita 0-0 Dukagjini

Feronikeli 0-2 Ballkani

Llapi 2-4 Gjilani

Ulpiana 0-3 Prishtina

Malisheva 0-0 Drenica