Radhë të gjata të qytetarëve para komunës së Prishtinës për t’u pajisur me dokumente

Para komunës së Prishtinës tash e disa ditë po krijohen radhë të gjata të qytetarëve të cilët po presin për t’u pajisur me dokumente.
Në fotot e mëposhtme mund t’i shihni grumbullin e madh të qytetarëve që po presin për nxjerrjen e dokumenteve.
Pikërisht për këtë çështje ka reaguar ditë më parë edhe nënkryetari i komunës të Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai ka thënë se MPB ka ndaluar sistemin E-Kiosk, pas disa ndryshimeve të cilat janë bërë në çertifikata.
Reagimi i plotë i Zogajt për këtë çështje:
Pritjet e gjata të qytetarëve përpara objektit të Komunës së Prishtinës, nuk ndërlidhen drejtpërsëdrejti me shërbimet të cilat ofrohen nga ne. Rol kyç në realizimin e këtyre shërbimeve luan edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar sistemin E-Kiosk, pas disa ndryshimeve të cilat janë bërë në çertifikata. Pritjet e gjata janë duke u krijuar nga dt. 25 shkurt, pasi që E – Kiosku është jashtë funksionit.
Vazhdimisht jemi duke punuar për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe të shpejta për të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës!

