75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Sunny Hill në Prishtinë për 99 vite, votohet edhe ne Kuvendin Komunal

Kuvendi komunal i Prishtinës me shumicë votash (LDK,PDK) kanë votuar pro propozim vendimit që kompanisë private “Sunny Hill” t’i jepen në shfrytëzim për 99 vjet  17 hektarë tokë në Bërnicë, për organizimin e mbajtjen e festivalit “Sunny Hill”.

Veç kësaj kompanie as komuna e as ndonjë kompani tjetër s’mund të organizojë festival me të tillë karakter, veç koncerteve me jazz e klasik me kapacitet deri në 3000 persona, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se që nga java e kaluar adhuruesit e Festivalit mund të blejnë biletat e tyre.

Biletat tanimë kanë dalë në shitje dhe të gjithë ata që interesohen për këto bileta, mund t’i blejnë duke klikuar këtu.

Siç njofton edhe faqja zyrtare, biletat “Believer” do të kushtojnë 70 euro, ato Early Bird Ticket 100 euro, Regular Ticket 120 dhe bileta më e shtrenjtë do të jetë ajo VIP, plotë 250 euro.

Sunnyhill Festival do të mbahet në datat 4-7 gusht në Prishtinë./Indeksonline/