75 Mall Live Search
16:20 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / AR

Kryqi i Kuq i Kosovës, mundëson ndërgjegjësim masiv te nxënësit e Kosovës për dhënien e ndihës së parë

Kryqi i Kuq i Kosovës në javën e Kryqit të Kuq, ka mbajtur aktivitetin tashmë tradicional “Garat e Ndihmës së Parë”, niveli Regjional.

Nxënësit e shkollave të mesme, në komunat e Kosovës garuan duke improvizuar dhënien e ndihmës së parë fillimisht duke garuar shkollat e mesme mes vete  brenda komunave , e që njihet si gara komunale, apo sipas Kryqit të Kuq të Kosovës, gara e nivelit të parë.

Më  pas nga secila komunë  është  përzgjedhur fituesi i vendit të  parë,  që  fiton të  drejtën e garimit të  metëjmë  në  garat regjionale, i njohur si gara e nivelit të dytë, të cilat u zhvilluan sot në 6 regjone të Kosovës.  Regjionin e  Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizajit dhe Gjilanit.

Pastaj vendet e para të  garave regjionale fitojnë  të  drejtën e pjesëmarrjes në  garën republikane që do të mbahet me 12 shtator.

Pra, këto gara kanë   tri nivele; 1. Garë komunale; 2. Garë regjionale dhe niveli 3. Garë republikane.

Në garat Regjonale fituese kanë dalë : Në regjionin e Prishtinës fituese është ekipi i nxënësve nga Podujeva, në regjionin  e Mitrovicës fitues ka dalë Skenderaji,  në regjionin e Pejës fitues është Klina, në atë të Prizrenit fitues është Dragashi, kurse në atë të Ferizajit fitues është Hani i Elezit, ndërsa në atë të Gjilanit fitues është Novobërda.

Për Indexonline, Armend Shala, zyrtarë për informim në Kryqin e Kuq të Kosovës ka thënë se qëllimi i garave është  të  rriten njohurit se si duhet dhënë  ndihma e parë një të aksidentuari (lënduari). Sipas tij ky ushtrim garues  bëhet në formë demonstruese sa më reale për të arritur objektivat e synuara të trajnimit ku kanë marrë pjesë mbi 2 mijë nxënës të Kosovës.

“Në kuadës të javës së Kryqit të Kuq të Kosovës janë mbajtur “Garat e Ndihmës së Parë”. Qëllimi i këtyre garave është vetëdijesimi i nxënësve për dhënien e ndihës së parë në rast të lëndimit. Janë zhvilluar trajnime për dhënien e ndihës së parë në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës, ku me pasë ato kanë garuar mes vete në nivel komune, e sot ato kanë garuar në nivel regjioni, e që me 12 shtator do të garojnë në nivel Republike.  Janë involvuar  diku mbi 2000 nxënës në tërë Kosovën mbi sensibizimin e dhëniës së ndihës së parë gjatw trajnimeve.  Karakteristikë e garave të këtij viti është rikthimi i këtij aktiviteti pas dy viteve pauzë për shkakë të pandemisë.”- ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se të gjithë pjesëmarrësve u është shpërndarë mirenjohje, ndërsa vendet e para janë shpërblyer me mirënjohje dhe kupë fituese.

Në garat republikane do të garojnë: Podujeva, Skenderaji, Klina, Dragashi, Hani i Elezit dhe Novobërda.