75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Dy skocezë në krahët e Liverpoolit, Klopp urdhëron blerjen e supertalentit

Jürgen Klopp ka dhënë dritën jeshile për Liverpoolin për të bërë edhe një blerje. Bëhet fjalë për supertalentin skocez, Calvin Ramsay nga Aberdeen.

Mbrojtësi i krahut të djatht pritet të jetë së shpejti nën urdhërat e trajnerit gjerman.

18 vjeçari është shpallur lojtari më i mirë i ri në Skoci dhe ka zgjuar interesin e shumë skuadrave evropiane.

Ai pritet të jetë alternativë e Arnold te Liverpoolit. Vetëm 6 milionë euro pritet t’i kushtojë finalistit të Ligës së Kampionëve blerja e Ramsey.

Në krahun e majtë te Liverpooli luan skocezi tjetër, Andy Robertson dhe gjasat që dy skocezë të jenë në krahët e mbrojtjes te Liverpoolit janë të mëdha./Indeksonline/