Vajza e Hamëz Jasharit në Kongresin Amerikan, merr premtim për një rezolutë kundër forcave serbe

Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bashkë me deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe gra të tjera të Kosovvës, kanë takuar kongresmenin Collin Allred i cili ka premtuar sigurimin e një rezolute që do të hetonte krimet e kryera kundër civilëve në Kosovë nga forcat serbe.
“Në kuadër të vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kisha kënaqësinë të vizitoj Kongresin Amerikan.
E nderuar, takova kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam Kongresmenin Collin Allred, i cili përpos vlerësimit të lartë për punën e grave në Kosovë – premtoj që do të angazhohet për sigurimin e një rezolute i cili do të mundësoj hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë.
Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet.
Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve Prof.Dr.Nusret Pllana dhe MSc.Agim Aliçkaj.
Krahas kësaj, asnjëherë nuk do të reshtim së kujtuari heroizmin dhe lavdinë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – si frymëzim për atëdhedashurinë” shkruan Jashari në njoftim./Indeksonline/