75 Mall Live Search
15:33 / E Enjte, 12 Maj 2022 / AR

Krasniqi: Aplikimi për anëtarësim në KE hap i duhur, do ta mbështesim këtë proces

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka quajtur hap të duhur alikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Krasniqi ka thënë se si opozitë do ta mbështesin në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi.