75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zeka: Dërgimi i demarkacionit në Kuvend, hap i qëlluar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka e ka vlerësuar si hap të qëlluar vendimin e Qeverisë për dërgimin e demarkacionit në Kuvend.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tani kjo çështje i mbetet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Kemi dy rrugë ku njëra i hap rrugë lirisë së qytetarëve në zonën Shengen dhe rruga tjetër mbetja në geto sikur deri më tani. Prandaj një duhet ta kemi të qartë se përfundimisht duhet të mbyllet kjo çështje dhe t’i hapet perspektivë këtij vendi të izoluar në Evropë. Politikat ditore duhet të lihen anash dhe të mbizotëroj arsyeja për çështje madhore e të cilat kanë të bëjnë me interesin vital të Kosovës në perspektivën evropiane. Egot personal duhet të lihen për rrethin familjar por assesi kur kemi të bëjmë me jetën dhe zhvillimin e këtij vendi. Deputetë të nderuar hapni rrugë perspektivës së fëmijëve tuaj e po ashtu edhe fëmijëve të Kosovës. Ky mbase është edhe misioni juaj për çka edhe jeni zgjedhur. Bota po ec e lire, kurse ne po sillemi në hartën e Kosovës pa të drejt lëvizjeje”, ka shkruar Zeka.