Ndeshja e fundit e sezonit në Bundesliga, atmosferë fantastike në Signal Iduna Park

Borussia Dortmund e ka mbyllur një tjetër edicion në Bundesliga, edicion që e përfunduan në pozitën e dytë.
Por para fillimit të ndeshjes ka qenë një festë, pasi tifozët dhe klubi kanë falënderuar dhe përshëndetur gjashtë futbollistë të cilët nga tani janë të lirë dhe do të largohen nga Borussia Dortmund.
Tifozët falënderuan shumë legjendën e klubit duke zbuluar edhe një fanellë gjigante të tij.
Një largim emocionues ka qenë edhe ai i drejtorit Michael Zorc. 59-vjeçari që ishte edhe një futbollist legjendar i klubit, u largua nga pozita e drejtorit të Dortmund pas plot 24 vitesh, pasi qëndroi në atë pozitë nga 1 korriku i vitit 1998.
♾♾♾ pic.twitter.com/cLR42fFH0S
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 14, 2022