75 Mall Live Search
14:47 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Dhurata e përkryer për ditëlindje: 15 vjeçari nga Kosova operohet me sukses në zemër!

Në ditëlindjen e tij të 15-të, Florimi nga Kosova iu nënshtrua një operimi të hapjes së zemrës.

Operimi pati sukses, teksa kjo rezultoi të ishte një dhuratë perfekte për rë.

May be an image of 10 people, people standing, balloon and hospital

Lajmin e bëri të ditur organizata “Save A Child’s Heart”, e cila ishte prezente për të festuar me Florimin, si ditëlindjen e tij, ashtu edhe operimin me sukses.

“Gëzuar ditëlindjen Florim! Për ditëlindjen e tij të 15-të, Florimi nga Kosova iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në zemër të hapur, dhe sot në Wolfson Medical Center, ekipi mjekësor i Save a Child’s Heart festoi me të dhe nënën e tij.Bashkohuni me ne dhe dërgojini Florimit urime për ditëlindjen dhe shërim të shpejtë” thuhet në njoftimin e organizatës.

Operimi i Florimit u bë në spitalin Wolfson Medical Center në Izrael.