75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 15 Maj 2022 / AR

Kjo ishte surpriza madhështore e Goldit për Robinin në dasmën e tij

Me 9 maj dyshja simpatike, Robin e Marigona Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë.

Ata organizuan një dasmë përrallore ku pati shumë të ftuar, në mesin e tyre edhe fytyra publike, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e publikuara nga dyshja shihet se çdo gjë ka qenë e rregulluar në mënyrë speciale dhe atmosfera ishte në kulm.

Edhe reperi, Gold Ag, u kujdes që mikut të tij t’i bëj një befasi madhështore në këtë datë të veçantë, duke kënduar me hitet e tij.

Në videon më poshtë mund të shihni pamje nga ambienti e atmosfera gjigante.Indeksonline/