75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

Rrjeti i Termokosit kyqet edhe në rrugën e njohur të Prishtinës, një pjesë tjetër e kryeqytetit bëhet me ulëse e pemë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka nisur javën me disa lajme për të punëve në kryeqytet.

Rrjeti i Termokosit është në fazën finale në rrugën “Garbiladi”. Ndërsa një pjesë tjetër e kryqytetit po gjelbërohet dhe po bëhet me ulëse.

“Nga dita e parë e punës, fokusi ynë është për Prishtinën praktike dhe të gjelbër. Në rrugën më të frekuentuar në Kryeqytet ‘Garibaldi’, kemi vendosur lidhjen e rrjetit Termokos, punimet e së cilës janë në përfundim, dhe kemi rregulluar kubëzat e betonit për qasje më të lehtë ndaj këmbësorve.
Ndërsa në rrugën ‘Tirana’ nga Rilindja – Stacioni i Trenit, kemi mbjellur disa pemë 🌳🌳🌳🌳🌳, kemi vendosur ulëse dhe rrethoja, rrugë kjo e cila shfrytëzohet shumë nga qytetarët. Do të vazhdojmë me veprime të tilla të cilat e transformojnë Prishtinën” shkruan Zogaj në njoftim./Indeksonline/