75 Mall Live Search
13:43 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Osmani: Flokët i fenirata pas 12 vjetësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar se i ka drejtuar flokët pas një kohe të gjatë, dhe atë enkas për të marrë pjesë në organizimin e mbrëmshëm të stilistit kosovar, Valdrin Sahiti, ku pati prezantim të kreacioneve të tij.

E para e shtetit që vishet pikërisht nga Sahiti, ka pranuar se kreatori është shumë kërkues, sa që është pikërisht ai që e ka bindur ta bëjë edhe ndryshimin e flokëve pas 12 vjetësh.