75 Mall Live Search
15:09 / E Martë, 17 Maj 2022 / B O

Bayerni i përgjigjet Barcelonës, ia “fal” Lewandowskin, ia merr Dembelen!

Bayern Munchen ka një strategji të re për të rivalizuar Barcelonën. Skuadra katalonase është afër marrëveshjes me Lewandowskin.

Ky transfer nuk po i pëlqen aspak skuadrës gjermane të cilët do të përgjigjen me një blerje nga katalonasit.

Raportohet se Bayern ka nisur bisedimet me Ousmane Dembele. Ylli francez do të jetë futbollist i lirë nga data 30 qershor ngase ende nuk ka rinovuar me Barcelonën.

Bayern po punon intenzivisht me agjentin e lojtarit dhe ka gati një ofertë të majme për Dembelen.

Kjo javë pritet të jetë vendimate për të ardhmen e futbollistit ngase do të ketë takimin e fundit me Barcelonën për të përcaktuar të ardhmen./Indeksonline/