75 Mall Live Search
16:06 / E Martë, 17 Maj 2022 / k.v

Komuna e Prishtinës dhe Kolegji AAB do të ndajnë çmime për presidentin malazez

Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, Presidenti i Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”.

Komuna e Prishtinës njofton se ceremonia e dekorimit me “Çelësin e Qytetit” për Presidentin e Malit të Zi Sh.T. Milo Gjukanovic, mbahet në ora 15:00, në ndërtesën e vjetër të Komunës.

Edhe Kolegji AAB ka vendosur që Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut me motivacionin “për pritjen dhe strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributit të dhënë për avancimin e të drejtave qytetare në Malin e Zi”, t’ ia ndajë Presidentit të Malit të Zi, Sh.T. Milo Gjukanoviq.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet të enjten, më 19 maj 2022 me fillim në orën 11.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB.

Me këtë rast, Presidenti Gjukanoviq do të mbajë edhe një ligjëratë për studentët, stafin dhe të ftuarit tanë me fokus në rolin e Malit të Zi si faktor stabilteti në rajon