Gjilanasi kapet nga policia duke kultivuar drogë në saksi

Është arrestuar një person në Zhegër të Gjilanit për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në oborrin e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa, me gjatësi 120 cm e cila kishte qenë e mbjellë në një saksi.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Me rastin po merret njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës./IndeksOnline/