Sallahu njofton sekretaren Junchen në Strasburg me sukseset e Kosovës

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka takuar sekreaten ekzekutive të GRECO-s, Juncher lidhur me sukseset e Kosovës në Drejtësi dhe më gjerë.
Në takimin e mbajtur në Strasburg të Francës, Sallahu e ka ftuar sekretaren për vizitë në Kosovë për të parë nga afër përparimin e bërë në fushat kyçe.
“Në takimin bileteral që zhvilluam me Sekretaten Ekzekutive të GRECO-s, e informova znj. Juncher për të arriturat e deritashme që kemi shënuar e të cilat janë reflektuar në Raportet e Transparency International dhe Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, e po ashtu për planet përpara që kemi në fushën e drejtësisë.
Znj. Juncher e njoftova për bashkëpunimin e ngushtë që kemi me Komisionin e Venecias, në bashkërendim për projektligjet që i kemi dërguar atje për trajtim, duke e siguruar se ligjet tona janë në përputhje të plotë me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Për më tepër, shfaqa interesimin tonë për procedurën e anëtarësimit në Komitetin e Këshillit të Evropës – GRECO (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit), me bindjen e plotë se i plotësojmë kushtet për të qenë pjesëtarë të këtij institucioni të rëndësishëm.
Znj. Juncher e ftova për vizitë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që ta shohë nga afër përparimin që në fushat kyçe, të cilat njëherazi janë parime themelore të Këshillit të Evropës, ku aspirojmë të anëtarësohemi sapo të përfundohen çështjet procedurale” shkruan Sallahu në njoftim./Indeksonline/
