Vetaksident në Ozdrim të Pejës, shkaktar shpejtësia e madhe

Sot ka ndodhur një vetaksident në fshatin Ozdrim të Pejës.
Siç njoftojnë lexuesit e Indeksonline, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30.
Dyshohet se shpejtësia e madhe është shkaktar i këtij aksidenti.
Përveç dëmeve të mëdha materiale, vozitësi ka pësuar lëndime të lehta.
