Kusari-Lila viziton Finlandën, dy ditë pasi ky shtet bëri aplikimin historik për NATO

Dy ditë pasi Finlanda bëri aplikimin për anëtarësim në NATO, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar atë vend.
Ajo në Helsinki është takuar me ministren e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen.
“Kënaqësi të takohemi sërish në Helsinki me Ministren e Çështjeve Evropiane të Finlandës, znj. Tytti Tuppurainen.
Përkushtimi dhe mbështetja e Finlandës për Kosovën ka qenë domethënëse ndër vite dhe Finlanda po vazhdon të mbështesë fuqishëm aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës.
Ne mirëpresim anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe presim bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar ajo./Indeksonline/