75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Klopp konfirmon largimin e yllit të Liverpoolit: Do të mbetet legjendë e skuadrës!

Jurgen Klopp sapo ka konfirmuar largimin e Divock Origit nga skuadra. Trajneri gjerman ka thënë se Origi do të largohet si futbollist i lirë.

Klopp e ka quajtur sulmuesin belg si legjendë të Liverpoolit.

“Pres që t’i bëjmë një lamtumirë të veçantë. Për mua ai do të jetë gjithmonë një legjendë e Liverpoolit. Ai meriton të gjitha të mirat. Të gjithë e duam atë” ka thënë Klopp.

Origi raportohet se ka arritur marrëveshje me Milanin dhe do të kalojë te gjiganti italian si futbollist i lirë./Indeksonline/