Nisma Socialdemokrate e mbështetë protestën e sotme të SBASHK-ut

Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate i ka dalë në përkrahje SBASHK-ut për protestën e sotme.
Përmes një komunikate për media, kjo parti ka thënë se kategoria e mësimdhënësve ka dhënë një kontribut të madh në arsim në kohët më të vështira.
Sipas Nisma’s, gjendja ekonomike e kësaj kategorie po përkeqësohet për shkak të mungesës së veprimeve të mirëfillta qeveritare.
Komunikata e plotë:
Nisma Socialdemokrate përkrah kërkesat dhe veprimet sindikale të SBASHK-ut, sepse kjo kategori ka dhënë kontribut të madh për arsim dhe shtetndërtim në kohët më të vështira dhe se gjendja ekononomike e tyre po përkeqësohet përshkak të mungesës së veprimeve të mirëfillta qeveritare.
Nisma Socialdemokrate kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ulet të bisedojë me udhëheqjen sindikale që të shqyrtoj kërkesat e drejta të arsimtarëve dhe të ndal kërcënimet dhe shantazhet ndaj sindikalistëve.
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit duhet të kenë jetë të dinjitetshme, sepse duhet çmuar kobtributi i madh për çështjen e arsimit dhe asaj kombëtare.