75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 20 Maj 2022 / OSH

Istogu po bëhet me shesh, Ilir Ferati jep njoftimin

Komuna e Istogut ka filluar punimet për rregullimin e sheshit, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vëzhguar nga afër punimet në qytet.

Ai tha se tanimë qytetarët do të kenë mundësinë që të shijojnë këtë hapësirë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.

“Punët në sheshin e qytetit kanë filluar dhe po shkojnë mbarë. Jam i lumtur t’ju njoftoj që vështirësitë procedurale për fillimin e këtij projekti i kemi tejkaluar dhe shumë shpejtë qytetarët e Istogut por edhe turistët do ta kenë mundësinë që të shijojnë këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme e për përditshmërinë e tyre”, shkroi ai./IndeksOnline/