75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 22 Maj 2022 / MSH

Trepça e Ylli luftojnë sot për tofeun e Superligës së Kosovës në basketboll

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e playoff-ut të Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të kemi një përballje mes vendit të parë dhe të dytë.

Kampioni aktual Golden Eagle Ylli synon ta mbrojë titullin ku përballet sot me Trepçën me fillim nga ora 17:30.

Të dy skuadrat kishin përfunduar garat e rregullta në vendin e parë, respektivisht, në vendin e dytë në tabelë.

Ylli ishte në vendin e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit në vendin e dytë me 19 fitore e nëntë humbje.

Therandasit në gjysmëfinale të playoff-it eliminuan Sigal Prishtinën me rezultat 3:0, kurse “Xehetarët” eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ylli dhe Trepça janë përballur katër herë në garat e rregullta, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Skuadra nga Theranda kërkon të mbrojë titullin e kampionit, që e fitoi edicionin e parë për herë të parë në histori, kurse mitrovicasit pas Kupës e kërkojnë edhe titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012, kur kishin fituar Kupën dhe titullin