75 Mall Live Search
20:19 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Sherifi kritikon Kurtin, thotë se shfajësoi Vuçiqin nga përgjegjësia e tij personale në kryerjen e Gjenocidit nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurri për një deklaratë të tij.

“Deklarata e kryeminstrit Kurti se: “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” është deklaratë që shfajëson Vuçiqin nga përgjegjësia e tij personale në kryerjen e Krimit të Gjenocidit nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi.

Postimi i plotë i Sherifit:

Deklarata e kryeminstrit Kurti se: “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” është deklaratë që shfajëson Vuçiqin nga përgjegjësia e tij personale në kryerjen e Krimit të Gjenocidit nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës!

Me këtë logjikë të shfajësimit të Vuçiqit, fare lehtë mund të shfajësohet edhe ministri i propagandës së nazistëve Joseph Goebbels, duke thënë se edhe Hitleri nuk e ka pyetur fare atë!

E tmershme dhe e papranushme edhe sikur të vij nga një politikan pa peshë në politikën e Kosovës se jo më nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës!

Deputetët e Opozitës duhet urgjentisht të bëjnë kërkesë për seancë në Kuvend dhe të ftojnë kryeministrin Albin Kurti në interpelancë vetëm për këtë çështje!

#shfajësimiikriminelëvenukkalon!